Në barazim 1-1 përfundoi ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë kundër Vllaznisë. Kualifikimi mbetet kështu i hapur për skuadrën tonë, për ndeshjen e kthimit në Shkodër.
Dinamovitët shënuan me Dejvi Bregun nga pika e bardhë e penalltisë në fundin e ndeshjes së zhvilluar në stadiumin “Air Albania”. Më parë Bregu kishte humbur një tjetër penallti.
Trajneri Ilir Daja aktivizoi këtë formacion: Teqja, Nani (Xhejms), Teixeira, Aliji, Lorran (Neziri), Dita, Vila (Gudiabi), Malomo, Bregu, Koma (Mustafa), Guindo (Ismaili).
Tani vëmendja kalon te kampionati, ku ndeshja e radhës luhet kundër Bylisit ditën e hënë, në stadiumin e Ballshit.