Transferta e vështirë e Ballshit u mbyll në barazim 1-1 për skuadrën tonë. Mbrojtësi Andre Teixeira realizoi golin e barazimit afër fundit të ndeshjes, ku dinamovitët i kishin mundësitë për të fituar kundër Bylisit.
Trajneri Ilir Daja aktivizoi këta lojtarë: Teqja, Dita, Teixeira, Aliji, Neziri (Koma), Gudiabi, Qardaku (Lorran), Vila (Xhejms), Nani (Metaj), Malomo, Mustafa (Beqja).
Munguan në këtë sfidë Dejvi Bregu për shkak kartonësh dhe Klevi Qefalia, Bernard Berisha dhe Saliou Guindo për shkak dëmtimesh.
Me pikën e fituar në Ballsh skuadra jonë ngjitet në vend të 4-t, në kuotën e 44 pikëve pas javës së 31-të. Sfida e radhës është derbi me Tiranën, që luhet në stadiumin “Air Albania” ditën e premte, ora 19:00.