April 20, 2026

Malomo shënon në barazimin me Tiranën

I kishte të gjitha mundësitë për ta fituar derbin me Tiranën skuadra jonë, por gjithçka u mbyll në barazim 1-1 në stadiumin “Air Albania”.

Malomo shënoi golin e barazimit në këtë sfidë, ndërsa Bregu humbi një 11-metërsh në momentet e fundit të ndeshjes. Pas këtij barazimi, dinamovitët mbajnë vendin e 4-t, me 45 pikë pas 32 javësh kampionat.

Trajneri Ilir Daja hodhi në fushë këtë formacion: Teqja, Ismaili, Dita, Teixeira, Neziri, Beqja, Qardaku, Malomo, Nani, Bregu dhe Koma. Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe Qefalija, Mustafa, Vila dhe Xhejms.

Shumë shpejt vjen ndeshja e radhës për skuadrën tonë. Të enjten zhvillohet gjysmëfinalja e kthimit në Kupën e Shqipërisë kundër Vllaznisë në Shkodër. Ndeshja e pare ka përfunduar në barazim, 1-1. Në kampionat luajmë kundër Flamurtarit në Vlorë ditën e hënë.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *