April 28, 2026

Mundemi në Vlorë, fokusi tek Egnatia

Ka përfunduar me rezultatin 3-1 ndeshja kundër Flamurtarit në Vlorë. Edhe pse dinamovitët shënuan të parët me Mustafa Koma, nuk arritën dë dilnin me pikë nga kjo ndeshje. Skuadra jonë mbetet në vend të 4-t, në kuotën e 45 pikëve.

Trajneri Ilir Daja e nisi ndeshjen me këtë formacion: Teqja, Nani, Dita, Aliji, Neziri, Qefalija, Qardaku, Vila, Malomo, Bregu dhe Koma.

Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe Beqja, Ismaili, Guindo, Xhejms dhe Farruku. Në këtë ndeshje skuadra jonë vuajti mungesat e Andre Teixeira, Lorran, Mustafa dhe Bernard Berishës, të gjithë për shkak të problemeve fizike.

Tani fokusi kalon te sfida me Egnatian, që do të zhvillohet ditën e shtunë në stadiumin “Air Albania”. Objektivi i vetëm është fitorja për të ruajtur vendin e 4-t.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *