May 5, 2026

Daja flet pas fitores me Egnatian

Pas fitores 2-0 me Egnatian në stadiumin “Air Albania”, trajneri i skuadrës sonë, Ilir Daja, u shpreh:  

“Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë. Vijmë nga një ngjeshje shumë e madhe e ndeshjeve, ku ne të Kupës së Shqipërisë kemi dy ndeshje më shumë.

Na mungonin Dita dhe Andrea, ndaj spostuam Ismailin dhe Beqjan. Kemi pasur edhe mungesa të tjera, por këto ishin dy pozicione, ku në qoftë se do t’i ndodhte ndonjë gjë Beqjas, kishim vetëm Meksin për ta zëvendësuar. Kemi bërë dy aksione të shpejta me dy kundërsulme.

Kemi pasur 2-3 mundësi të tjera për ta çuar në 3 gola diferencë avantazhin. Përballë kishim kampionët në fuqi dhe të fitosh me Egnatian, gjithmonë duhet të jesh i durueshëm dhe të japësh maksimumin. Kualitetin që kemi për momentin e kemi të limituar për shkak të dëmtimeve.

Kishim zgjedhur këtë manovër, sepse kishim parë që në dy ndeshjet e fundit Egnatia kishte luajtur me 3-5-2, me një ekran. Nuk duhej që në manovrën e sulmit të përplaseshim me të 5-tët e kundërshtarit. Egnatia e ka të konsoliduar manovrën. Do të kishim vështirësi”.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *