Me barazimin 2-2 kundër Vorës në stadiumin “Air Albania”, skuadra jonë ka siguruar matematikisht pjesëmarrjen në “Final 4”, ku luhet për titullin kampion.
Faton Neziri dhe Dejvi Bregu shënuan golat për dinamovitët në këtë ndeshje.
Trajneri Ilir Daja aktivizoi këtë formacion: Teqja, Dita, Beqja, Neziri, Gudiabi, Qefalija, Nani, Malomo, Bregu, Guindo. Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe Meksi, Ismaili, Farruku, Vila dhe Lorran.
Pas javës së 35-të, skuadra jonë është në kuotën e 49 pikëve dhe ndeshjen e fundit të kampionatit të rregullt do të luajë ditën e diel kundër Partizanit.