Derbi me Partizanin, ndeshja e fundit e kampionatit të rregullt, u mbyll me humbje 2-1. Mustafa Koma shënoi për skuadrën tonë në këtë ndeshje, ku trajneri Ilir Daja kishte bërë shumë ndryshime në formacion, për shkak të kohës së paktë për të përgatitur finalen e Kupës së Shqipërisë.
Dinamovitët e nisën ndeshjen me këtë formacion: Kiri, Ismaili, Meksi, Beqja, Lorran, Gudiabi, Vila, Xhejms, Berisha, Farruku, Koma. U aktivizuan edhe Metaj, Manjani, Nani, Diane dhe Qefalija.
Skuadra jonë e mbyll kështu kampionatin e rregullt me 49 pikë, në vend të 4-t. Në “Final 4” dinamovitët do të ndeshen fillimisht me Vllazninë dhe pastaj me Elbasanin dhe Egnatian.
Përqendrimi është i gjithi te finalja e Kupës me Egnatian, që do të luhet ditën e mërkurë, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”. Objektivi është për ta mbyllur sezonin me trofe, ashtu si një vit më parë.