Final 4 ka nisur me fitore për skuadrën tonë. Ishte një fitore me zemër ajo ndaj Vllaznisë në “Air Albania”, ku dinamovitët triumfuan 2-0 edhe pse me shumë mungesa.
Malomo dhe Xhejms realizuan golat e fitores në pjesën e dytë. Me këtë fitore skuadra jonë ngjitet në kuotën e 27 pikëve dhe fundjavën e ardhshme luan me Elbasanin.
Trajneri Glen Daja aktivizoi këtë formacion: Kiri, Ismaili, Dita, Lorran, Beqja, Qardaku, Nani, Malomo, Vila, Guindo. Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe Gudiabi, Berisha, Xhejms, Mustafa dhe Meksi.