Skuadra jonë e ka humbur me rezultatin 3-0 ndeshjen e dytë të Final 4, kundër Elbasanit. Me këtë humbje marrin fund matematikisht shpresat për titullin kampion, ndërsa ndeshja e tretë dhe e fundit luhet të dielën ndaj Egnatias, në “Elbasan Arena”.
Dinamovitët vuajtën mungesat e shumta në ndeshjen e fundit, por edhe daljen me karton të kuq të Bakary Gudiabit që në minutën e 22-të.
Trajneri Glen Daja aktivizoi këtë formacion kundër Elbasanit: Teqja, Meksi, Ismaili, Aliji, Nani, Vila, Gudiabi, Qardaku, Malomo, Berisha dhe Guindo. U aktivizuan edhe Qefalija, Beqja, Koma, Xhejms dhe Meta.
Nuk ishin në dispozicion të skuadrës për shkak dëmtimi kapiteni Dita, Teixeira, Lorran, Neziri dhe Bregu.