June 1, 2026

Ndeshja me Egnatian ul siparin e sezonit

U luajt edhe ndeshja e fundit e sezonit 2025-2026 nga skuadra jonë, që u mund 2-0 nga Egnatia në stadiumin “Elbasan Arena”. Kjo ndeshje e fundit e “Final 4” ka ulur edhe siparin e këtij sezoni.

Dinamovitët kishin mungesa të shumta për këtë ndeshje. Trajneri Ilir Daja aktivizoi nga minuta e parë këta lojtarë: Teqja, Nani, Ismaili, Aliji, Manjani, Vila, Qefalija, Malomo, Berisha, Guindo dhe Mustafa.

Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe Farruku, Koma, Xhejms, Meta dhe Metaj. Të rinjtë e aktivizuar në këtë ndeshje bënë një paraqitje të mirë.

Pas disa ditësh pushim, skuadra do të kthehet në fushë për të nisur përgatitjet e ndeshjeve europiane. Dinamovitët fituan Kupën e Shqipërisë dhe do të marrin pjesë në Conference League.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *