July 14, 2026

Humbasim të parën me Astanën

Pavarësisht rasteve të krijuara, skuadra jonë nuk mundi ta mbyllte me rezultat pozitiv ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të UEFA Conference League kundër Astanës.

Në stadiumin “Elbasan Arena” përfundoi 0-1 sfida e pare europiane e këtij sezoni, por shpresat për një kualifikim të mundshëm janë ende. Gjithçka do të vendoset të enjten e 16 korrikut në Kazakistan.

Trajneri Ilir Daja aktivizoi këtë formacion: Teqja, Ismaili, Dita, Aliji, Përndreca, Manellari, Qefalija, Qardaku, Vila, Malomo dhe Berisha. Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe Ruçi, Ruben Silva, Hoxhallari, Fadairo dhe Farruku.

Dinamovitët e presin me besim sfidën e kthimit me Astanën dhe do të bëjnë gjithçka për të kaluar në turin tjetër.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *