Një tjetër sukses i rëndësishëm për skuadrën tonë në arenën europiane. Mundim 3-0 Aluminij në ndeshjen e kthimit dhe kalojmë në turin e tretë kualifikues të Conference League, ku do të ndeshemi me letonezët e Auda.
Lorenco Vila, Klevi Qefalija dhe Fabian Përndreca shënuan këtë herë për dinamovitët, në një ndeshje të dominuar totalisht ndaj sllovenëve, ashtu si në Maribor, ku barazuam 1-1.
Trajneri Ilir Daja aktivizoi nga minuta e parë këta lojtarë: Teqja, Ismaili, Dita, Aliji, Përndreca, Manellari, Qefalija, Qardaku, Vila, Malomo dhe Berisha. Në pjesën e dytë luajtën edhe Fadairo, Ruçi, Ruben Silva, Hoxhallari dhe Lorran.
Fokusi tashmë është i gjithi te ndeshja e parë e turit të tretë eliminator ndaj Auda. Kjo ndeshje luhet ditën e martë, më 4 gusht, në Riga.