July 28, 2026

Barazim shpresëdhënës në Maribor

Dinamovitët kanë marrë një barazim shpresëdhënës në stadiumin e Mariborit, ku u ndeshën me Aluminij për raundin e dytë kualifikues të Conference League. Ndeshja e parë e këtij raundi përfundoi me rezultatin 1-1, ku golin për skuadrën tonë e shënoi Hekuran Berisha në minutën e 15-të.

Trajneri Ilir Daja e nisi ndeshjen kundër sllovenëve me këtë formacion: Teqja, Ismaili, Dita, Aliji, Përndreca, Qefalija, Manellari, Qardaku, Ruçi, Vila dhe Berisha. Nga stoli u aktivizua vetëm Fadairo.

Për shkak të problemeve me vizën për në Slloveni, munguan në këtë ndeshje Malomo, Koma dhe Xhejms.

Barazimi dhe dominimi në lojë na mbajnë me shpresë se skuadra jonë do të arrijë të kualifikohet për në raundin e tretë. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 30 korrik, në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 21:00. Dinamovitët do të jenë më të plotë në këkëtë sfidë.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *