July 17, 2026

Fitore madhështore në Kazakistan

Paraqitje e jashtëzakonshme në Astana, e kurorëzuar me fitoren 1-4, që na çon në turin e dytë kualifikues të UEFA Conference League. Besuam deri në fund dhe ia dolëm. Në turin tjetër përballemi me sllovenët e Aluminij.

Kapiteni Bruno Dita me penallti, Hekuran Berisha, Lorenco Vila dhe Mustafa Koma realizuan golat e përmbyjses së madhe dinamovite në Kazakistan, duke zhvlerësuar fitoren 1-0 të kundërshtarit në ndeshjen e parë.

Trajneri Ilir Daja konfirmoi edhe një herë se është një ekspert i ndeshjeve europiane. Në Astana ai e nisi ndeshjen me këtë formacion: Teqja, Ismaili, Dita, Aliji, Përndreca, Manellari, Qardaku, Qefalija, Vila, Malomo dhe Hekuran Berisha. Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe Ruçi, Koma, Hoxhallari dhe Farruku.

Vazhojmë më tej me ëndrrën europiane. Sfida e radhës me Aluminij të Sllovenisë.

Në Astana dinamovitët patën mbështetjen e madhe të tifozëve, të cilët klubi i falënderon përzemërsisht.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *