Dinamo e mbylli në barazim 1 me 1 ndeshjen e parë të fazës play-off të Conference League ndaj qipriotëve të Pafos. Ndeshja e parë e luajtur sot në mbrëmje në Elbasan Arena na tregoi një paraqitje shumë positive të skuadrës përballë një kundërshtari me eksperiencë.
Pjesa e parë është e qetë, me të dyja skuadrat që janë të kujdeshme për të mos rrezikuar asgjë. Minuta 36-të sjell episodin e parë me një penallti për miqtë që merret përsipër nga kapiteni qipriotëve, David Luiz. Topi del jashtë dhe rezultati nuk ndryshon. Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë kemi shansin më të mirë të të gjithë pjesës së parë me Hekuran Berishën që i vetëm përballë portierit nuk arrin të konkretizojë.
Pjesa e dytë fillon me dominimin e Dinamos që është superiore dhe krijon tre raste shumë të mira për shënim me Vilën, Berishën dhe Ruben por pa arritur të finalizojmë. Rritet skuadra që merr fatin e ndeshjes në dorë. Minuta 63-të, Qardaku lëshon një predhë nga 25 metra me portierin qipriot që bën mrekullinë duke e devijuar në këndore. Vazhdon dominimi skuadrës tonë që konkretizohet në minutën e 79-të me një gol fantastik nga Fadairo pas një asisti Alhassan. Zgjat shumë pak avantazhi jonë pasi miqtë gjejnë golin në minutën e 82 falë një penalltie shumë bujare të dhënë nga gjyqtari belg i ndeshjes. Lele shënon dhe barazon rezultatin në 1-1. Nuk ka më ndryshim rezultati dhe gjithccka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit.
Paraqitje shumë e mirë dhe grinta e treguar nga skuadra na konfirmon se pavarsisht mungesave do të arrijë të kalojë në fazën në grupe. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 27 gusht, duke filluar nga ora 20:00.
Të dielën rikthehemi përsëri në Elbasan Arena për ndeshjen hapëse të Abissnet Superiore ndaj Vorës.
Formacioni: Teqja; Ismaili, Dita, Aliji, Përndreca, Qardaku, Qefalija, Vila, Malomo, Ruben-Silva, Berisha. Zëvëndësime: Alhassan, Fadairo, Manellari, Metaj, Xhejms.