October 21, 2026

Faleminderit Glen Daja, suksese në sfidën e re!

FC Dinamo City njofton përfundimin e bashkëpunimit me zëvendëstrajnerin Glen Daja, i cili do të vijojë karrierën e tij profesionale si trajner i parë i AF Elbasanit.

Pas dy viteve të suksesshme si pjesë e stafit teknik të skuadrës sonë, Glen Daja nis një etapë të re në karrierën e tij, duke marrë drejtimin e skuadrës elbasanase.

Gjatë kësaj periudhe, ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në arritjet sportive të Dinamos, duke qenë pjesë e stafit teknik që ka kontribuar në fitimin e dy Kupave të Shqipërisë, një Superkupe dhe kualifikimin për dy sezone radhazi në fazën Play-Off të UEFA Conference League.

Përtej sukseseve sportive, Glen Daja është dalluar për profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm në punën e përditshme me skuadrën, duke dhënë kontributin e tij në ecurinë dhe zhvillimin e klubit.

Presidenti Ardian Bardhi, drejtuesit e klubit dhe e gjithë familja dinamovite shprehin mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe, duke i uruar njëkohësisht suksese në përgjegjësinë e re profesionale dhe në vijimësinë e karrierës së tij si trajner.

Faleminderit për gjithçka dhe suksese, Glen!

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *