October 21, 2026

Humbasim në Shkodër, një gol vendos sfidën ndaj Vllaznisë

Rikthimi në kampionat pas pauzës trejavore, për shkak të angazhimeve të ekipeve kombëtare, nuk solli rezultatin e dëshiruar për Dinamon. Blutë e drejtuar nga trajneri Ilir Daja, që vinin pas katër fitoreve radhazi, u mposhtën me rezultatin minimal 1-0 nga Vllaznia, në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”.

Takimi u vendos nga një gol i Muratajt në pjesën e parë. Pavarësisht përpjekjeve të Dinamos për të reaguar gjatë pjesës së dytë, si dhe ndryshimeve të kryera nga trajneri Ilir Daja për t’i dhënë një tjetër impuls lojës, rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën përfundimtare.

Dinamo e nisi ndeshjen me këtë formacion: Teqja, Ismaili (Nani), Aliji, Alhassan, Lorran, Meta (Manellari), Qefalija, Malomo, Vila (Farruku), Ruben Silva (Mustapha), Berisha (Qardaku).

Në këtë përballje, stafi teknik nuk pati në dispozicion disa futbollistë të rëndësishëm për shkak dëmtimesh. Kapiteni Bruno Dita, Saliou Sembene, Almir Ajzeraj dhe Erion Hoxhallari munguan për shkak të problemeve fizike, ndërsa Bekim Maliqi dhe Neziri vijojnë procesin e rikuperimit nga dëmtimet afatgjata që i kanë mbajtur larg fushës së lojës.

Pas kësaj disfate, vëmendja e bluve zhvendoset menjëherë te përballja e radhës në kampionat. Në javën e shtatë të “Abissnet Superiore”, Dinamo do të presë kryesuesen e kampionatit, Teutën, në një sfidë të rëndësishme për rikthimin te rezultatet pozitive.

Takimi do të zhvillohet ditën e premte, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *