Dinamo City ka regjistruar sot rezultatin e tretë pozitiv radhazi. Blutë kanë barazuar në Kukës me rezultatin 0-0, në një ndeshje ku ishin mundësitë për fitore.
Baton Zabërgjës i është anuluar një gol në minutën e 75-të për pozicion jashtë loje.
Me marrjen e drejtimit të skuadrës nga trajneri Dritan Mehmeti, Dinamo City ka marrë 5 pikë, pas fitores me Skënderbeun dhe barazimeve me Tiranën dhe Kukësin. Po ashtu, niveli i lojës ka shënuar rritje, duke dhënë shpresë për ngjitjen në tabelën e klasifikimit.