Tjetër fitore e rëndësishme në stardiumin ‘Niko Dovana’. Mundim 2-0 Laçin dhe ngjitemi në vend të 5-të të renditjes, në kuotën e 19 pikëve.
Fatjon Andoni në pjesën e parë dhe Patrik Bardhi në fundin e ndeshjes kanë shënuar golat për skuadrën tonë në këtë ndeshje. Kjo është fitorja e dytë ndaj Laçit në po kaq ndeshje në këtë kampionat.
Trajneri Dritan Mehmeti nuk kishte të gatshëm sot për arsye dëmtimi Alesio Mijën, Baton Zabërgjën dhe Silvio Vokrrin, përveç Redon Danajt që mungon prej kohësh.
Fatjon Andoni ka shënuar golin e parë me fanellën e Dinamo City, kurse për Patrik Bardhin ky ishte goli i dytë në këtë kampionat, pas atij ndaj Vllaznisë në fazën e parë.
Dinamo City luajti në ndeshjen e sotme me këtë formacion:
Dinamo: Sali, Marku, Behiratçe, Hoxha, Allmuça, Andoni, Gudiabi (Smaçi 70’), Vila (Tusha 70’), Lorran, Denison, Kaçorri (Bardhi 86’). Trajner: D.Mehmeti