October 22, 2024

Laçi, kundërshtari i radhës në Kupë

Pasi eliminoi Orikun me fitoren 2-0 në Arbanë, Dinamo City do të ndeshet me Laçin në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë. Ndeshja luhet në Laç dhe kualifikimi vendoset po aty, ndërsa data nuk është përcaktuar ende.

Skuadra jonë i ka fituar të dyja ndeshjet e luajtura deri tani në Kupën e Shqipërisë, 3-0 ndaj Ilirisë dhe 2-0 në Orikut. Të dyja këto sfida janë zhvilluar në kompleksin e Arbanës.

Me Laçin, kundërshtarin e radhës, Dinamo City ka luajtur dy herë deri tani në kampionat dhe në të dy rastet ka fituar: 0-1 në Laç fazën e parë dhe 2-0 në stadiumin “Niko Dovana’ në fazën e dytë. Kupa është një kompeticion, ku synimi është për t’i shkuar deri në fund dhe pse jo për të fituar trofeun.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *