Dinamo City ka humbur sot 3-1 në Shkodër ndaj Vllaznisë. Edhe pse skuadra jonë shënoi e para me anë të Denison, nuk mundi të merrte pikë në këtë transfertë.
Gudiabi ishte pa fat në këtë ndeshje, ku në një rast u ndal mrekullisht nga portieri kundërshtar dhe në rastin tjetër goditi shtyllën e portës së Vllaznisë.
Tani fokusi kalon te ndeshja e radhës me Egnatian. Dinamo City ka 19 pikë pas 16 javësh kampionat dhe mban vendin e 6-të aktualisht në renditje.
Trajneri Mehmeti aktivizoi këta lojtarë në Shkodër: Sali, Marku, Behiratçe, Hoxha, Allmuça, Andoni (Tusha), Gudiabi (Smaçi), Lorran, Vila (Zabërgja), Kaçorri (Bardhi), Denison.