November 22, 2024

Të premten, e fundit për 2023-shin

Ditën e premte Dinamo City luan ndeshjen e fundit për vitin 2023. Në stadiumin ‘Niko Dovana’ luhet sfida me Teutën, që mbyll fazën e dytë dhe gjysmën e parë të këtij kampionati.

Skuadra jonë vjen pas dy humbjesh radhazi dhe do të kërkojë me çdo kush rikthimin te fitorja për një mbyllje dinjitoze të këtij viti kalendarik.

Rikthehet në këtë ndeshje mbrojtësi Albion Marku, i cili ishte i skualifikuar për shkak kartonësh në ndeshjen e fundit me Egnatian. Trajneri Mehmeti dhe grupi i futbollistëve janë të angazhuar maksimalisht për ta përgatitur sa më mirë përballjen me Teutën.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *