November 22, 2024

Ekipi i kthehet fushës, nis përgatitjet

Dinamo City ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore për vitin 2024. Pas disa ditësh pushimi, grupi i futbollistëve ishte nën urdhrat e trajnerit Dritan Mehmeti dhe stafit të tij në Arbanë.

Është parashikuar një minifazë përgatitore për këtë periudhë, në mënyrë që ekipi të marrë ngarkesën e duhur. Në fundjavë është programuar edhe një ndeshje miqësore me Elbasanin.

Dinamo City është skuadra që çel vitin 2024, pasi do të zbresë e para në fushë për derbin me Tiranën, i programuar për t’u zhvilluar më 12 janar.

Gjatë kësaj kohe pritet që skuadra të përforcohet me disa lojtarë cilësorë, klubi është duke punuar në këtë drejtim.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *