Dinamo City njofton se ka arritur marrëveshjen për ndërprerjen me konsensus të bashkëpunimit me tre lojtarë: Indrit Prodani, Ali Samake dhe Amarildo Gjoni.
Klubi dinamovit i falenderon këta lojtarë për kontributin e dhënë me fanellën tonë dhe u uron atyre suksese në vazhdimin e karrierës!
Në anën tjetër vazhdon puna për të pasur një skuadër sa më kompetitive në gjysmën e dytë të sezonit, me disa përforcime që do t’i bashkohen grupit.