Klevi Qefalia është përforcimi i radhës për Dinamo City. Futbollisti 20-vjeçar e ka nisur karrierën me skuadrën dinamovite, para se të kalonte tek akademia dhe më pas skuadra e parë e Tiranës.
Tani Qefalija rivishet blu dhe është një afrim me vlera për mesfushën e skuadrës sonë, për të tashmen dhe të ardhmen e saj. Lojtari ka firmosur sot kontratën me klubin tonë dhe ka bërë prezantimin me fanellën blu.
Trajneri Dritan Mehmeti do të ketë një alternativë më shumë për qendrën e mesfushës. Para Qefalisë, gjatë merkatos së dimrit Dinamo City ka afruar edhe lojtarë të tjerë, si Jorgo Meksi, Mori Bamba, Stivian Janku, Kilian Çuni dhe Ardit Tahiri.
Merkato e dimrit ndërkohë mbetet e hapur dhe pritet që ditët në vazhdim me skuadrën tonë të bashkohen edhe lojtarë të tjerë.