October 22, 2024

Shiu i dendur shtyn Dinamo City-Teuta

Ndeshja mes Dinamo City dhe Teutës është shtyrë për një datë të pacaktuar. Shkak janë bërë kushtet e këqija të motit.

Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që fusha e stadiumit “Niko Dovana” të mbushej me ujë, duke e bërë të pamundur zhvillimin normal të ndeshjes.

Zyrtarët e FSHF-së pritën deri në momentin e fundit dhe në fund u vendos që ndeshja të shtyhet për në një datë tjetër. Kjo është ndeshja e dytë që shtyhet për skuadrën tonë, pas asaj me Skënderbeun për të njëjtën arsye.

Vëmendja kalon tani te derbi me Tiranën, i vlefshëm për javën e parë të fazës së 4-t.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *