October 22, 2024

Mbyllet me humbje derbi me Tiranën

Dinamo City humbi 3-2 në derbin me Tiranën, në një ndeshje ku skuadrës sonë i mungoi edhe fati, pasi krijoi shumë raste për shënim, që nuk mundi t’i shfrytëzonte.

Dy golat për Dinamo City u shënuan nga mesfushori Klevi Qefalia. Mungoi në derbi për shkak dëmtimi Bakari Gudiabi.

Trajneri Mehmeti aktivizoi këtë formacion: Sali, Marku, Hoxha, Behiratçe, Lorran, Smaçi, Qefalia (Karamba), Denison, Vila, Zabërgja, Kaçorri.

Dinamo City mban vendin e 6-të aktualisht në tabelën e renditjes, me 36 pikë, por ka edhe një ndeshje më pak, atë me Teutën, që pritet të luhet më 3 prill.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *