October 22, 2024

Dinamo City U-16 shpallet kampione

Kompleksi i Arbanës, tashmë shtëpia e Dinamo City, ka dhënë frytet e para. Skuadra e 16-vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Sabien Lilaj, është shpallur kampione e Kategorisë së Parë dy ndeshje para fundit të kampionatit.

Një sukses ky që sjell kënaqësinë e parë në klubin tonë. Me organizimin e akademisë së Dinamo City në shtëpinë e re duket se është vendosur një gur i rëndësishëm themeli për të ardhmen.

Presidenti Adrian Bardhi ka pasur që në fillim si objektiv kryesor ndërtimin e shtëpisë së re të skuadrës dhe organizimin e ekipeve të moshave. Ai ka përshëndetur sot titullin e parë, që vjen nga Dinamo City U-16, madje ka premtuar se do të organizojë një festë për këtë skuadër.

Ky titull pritet të jetë vetëm fillimi i rilindjes së shkollës dinamovite të futbollit.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *