Ka përfundur me fitoren 2-1 të skuadrës sonë ndeshja e javës së 7-të të kampionatit me Vllazninë kryesuese. Peter Itodo Mandela dhe Dejvi Bregu kanë shënuar golat e fitores për Dinamo City, duke përmbysur disavantazhin e pjesës së parë.
Për herë të tretë “Nëndetësja” fiton në “Elbasan Arena”, pasi shënon në sekondat e fundit. Para Vllaznisë ka ndodhur kështu me Elbasanin dhe Skënderbeun. Po ashtu, skuadra jonë ka marrë pikë se sekondat e fundit me golin e Vilës në derbin me Partizanin, që u mbyll 2-2.
Në ndeshjen ndaj Vllaznisë, trajneri Ilir Daja aktivizoi këtë formacion: Sali, Meksi, Hoxha, Muzek, Lorran, Gudiabi, Toli, Karamba, Zabërgja, Bregu dhe Mandela. Në pjesën e dytë u aktivizuan Vila, Aliji, Qefalija dhe Maliqi.
Me këtë fitore Dinamo City është ngjitur në kuotën e 11 pikëve dhe mban vendin e 4-t, me pikë të barabarta me Egnatian. Ndeshja e radhës është me Laçin.