October 18, 2024

Fitore me Laçin, shënojnë Mandela e Zabërgja

Dinamo City ka mundur 2-1 Laçin për javën e tetë të kampionatit, duke u ngjitur kështu në kuotën e 14 pikëve. Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, skuadra jonë po shënon vetëm rezultate pozitive dhe rritje.

Peter Itodo Mandela dhe Baton Zabërgja realizuan golat e fitores në “Elbasan Arena”, ku sërish Dinamo City ka fituar me rezultatin 2-1.

Daja në këtë ndeshje aktivizoi këtë formacion: Sali, Meksi, Muzek, Dita, Aliji (Karamba), Loran, Gudiabi (Doçi), Toli (Maliqi), Zabërgja (Vila), Bregu dhe Mandela (Rufati).

Ndeshja e radhës është derbi me Tiranën, që luhet pas ndërprerjes së kampionatit.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *