Trajneri ynë ka festuar sot me ekipin 58-vjetorin e lindjes. Pas stërvitjes rikuperuese të zhvilluar në Arbanë një ditë pas derbit, trajneri, pjesëtarët e stafit dhe lojtarët kanë festuar për disa momente së bashku.
Klubi i kishte përgatitur një tortë speciale trajnerit Daja për këtë ditë të veçantë. Mbi tortë ishte imazhi i trajnerit kur ai festonte titullin kampion me Dinamon.