Ka përfunduar me fitoren 6-1 të skuadrës sonë ndeshja e turit të 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë ndaj Erzenit. Dinamo kalon në çerekfinale të Kupës, ku kundërshtari do të mësohet pas hedhjes së shortit dhe ndeshjet nga kjo fazë do të jenë me sistemin vajtje-ardhje.
Për skuadrën tonë shënuan në këtë ndeshje Mandela tri herë, Bregu, Nani dhe Vila. Trajneri Ilir Daja aktivizoi këta lojtarë: Teqja, Maliqi (Meksi), Dita, Hoxha, Aliji, Gudiabi (Toli), Qefalija, Karamba (Jonuzi), Bregu (Nani), Mandela (Vila), Zabërgja. Debutoi me fanellën blu në këtë ndeshje mesfushori Fjoart Jonuzi.
Tani vëmendja kalon te ndeshja e radhës në kampionat me Elbasanin, që do të zhvillohet ditën e diel, në orën 19:30.