Dinamo City ka kaluar direkt në turin e dytë eliminator të Ligës së Konferencës. Kualifikimi i skuadrës sonë pa luajtur në turin e parë erdhi për shkak të një vendimi të UEFA-s, që nuk lejoi pjesëmarrjen e irlandezëve të Drogedës në këtë kompeticion.
Dinamo City ka përfituar nga ky vendim dhe të mërkurën (18 qershor) do të mësojë emrin e kundërshtarit të turit të dytë të Ligës së Konferencës, pas hedhjes së shortit në Nion.
Nis kështu në mënyrën më pozitive aventura e skuadrës sonë në kompeticionet europiane, ku kthehemi pas një kohe të gjatë.