Dinamo City ka mësuar sot emrin e kundërshtarit të turit të dytë eliminator të Ligës së Konferencës. Skuadra jonë do të ndeshet me fituesin e çiftit Atletic Club d’Escaldes (Maltë)-F91 Diddeleng (Luksemburg).
Ndeshjen e parë Dinamo City do ta luajë në fushë kundërashtare, në Andorra ose në Luksemburg, më 24 korrik, kurse ndeshja e kthimit do të zhvillohet një javë më pas, më 31 korrik.
Objektivi i klubit është kualifikimi për në turin e 3-të të këtij kompeticioni europian dhe shanset për ta arritur janë reale. Koha e përgatitjeve për këto sfida është e mjaftueshme, pasi skuadra jonë kaloi direkt në turin e dytë eliminator, pas një vendimi të UEFA-s.