Dinamo ka mundur 2-1 Skënderbeun në stadiumin ‘Elbasan Arena’, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Blutë arritën një fitore shumë të rëndësishme, që vjen pas barazimit 1-1 në derbin me Tiranën.
Luis Kaçorri dhe Lorenco Vila shënuan golat për Dinamon në këtë ndeshje. Trepikëshi e ka rritur më tepër besimin se kthesa tashmë ka nisur dhe skuadra së shpejti do të jetë në një pozicion tjetër në renditje.
Ndeshja e radhës është ajo me Kukësin, që luhet të dielën në Kukës. Trajneri Mehmeti dhe stafi i tij synojnë rezultatin e 3-të pozitiv radhazi.