Të shtunën u luajt derbi ndaj Partizanit në stadiumin e Vorës. Blutë e drejtuar nga trajneri Ilir Daja arritën një fitore të rëndësishme me rezultatin 4-2, duke shënuar fitoren e tretë rradhasi në Abissnet Superiore.
Dinamo zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë duke dominuar mbi kundërshtarin dhe arriti të mbyllë me rezultatin 3-1 fraksionin e parë, falë golave të Hekuran Berishës në minutën e 11-të, Erion Hoxhallarit në të 30-tën dhe Ruben Silva – Richards në të 34-tën.
Pjesa e dytë nisi me gol për vendasit që shkurtuan diferencën në minutën e 49 me Fadairon. Loja u bë më agresive dhe kishte raste për shënim nga të dy krahët. Qardaku, i aktivizuar në fillimin e pjesës së dytë në vend të Skënder Metës, gjeti golin e katërt, atë të sigurisë, në minutën e 78-të falë një goditje të shkëlqyer me të majtën nga distanca. Nuk pati më ndryshim rezultati dhe gjithçka u mbyll me fitoren 4-2 të Dinamos në këtë javë të katërt të Abissnet Superiore.
Formacioni i Dinamos ndaj Partizanit: Teqja, Ismaili, Dita, Aliji, Hoxhallari (Alhassan), Qefalija, Meta (Qardaku), Malomo (Ruçi), Vila, Ruben Silva (Mustapha), Berisha (Farruku).
Ndeshja e radhës për blutë, e vlefshme për javën e pestë të kampionatit, do të jetë ndaj Laçit, në Elbasan Arena, më 19 shtator.