September 16, 2026

Saliou Sembene është zyrtarisht lojtar i Dinamos

Klubi i Futbollit Dinamo ka kënaqësinë të njoftojë se ka siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit Saliou Sembene.

Mbrojtësi senegalez ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin dhe do të mbajë fanellën me numrin 17.

I lindur në Senegal më 26 tetor 2001, Saliou Sembene është formuar në vendin e tij përpara se të mbërrinte në Shqipëri në verën e vitit 2021, ku nisi rrugëtimin e tij në futbollin profesionist me fanellën e Partizanit.

Gjatë pesë sezoneve në kampionatin shqiptar, Sembene ka fituar eksperiencë dhe është afirmuar në rolin e qendërmbrojtësit. Nga sot, ai nis një kapitull të ri në karrierën e tij, si lojtar i Dinamos.

Dinamo i uron mirëseardhjen Saliou Sembene dhe i dëshiron shumë suksese, si në aspektin individual ashtu edhe me skuadrën, duke nderuar fanellën legjendare dinamovite.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *