May 20, 2024

Kilian Çuni, lojtari më i ri i Dinamo City!

By Dinamo City Jan10,2024

Kilian Çuni është përforcimi i radhës për FC Dinamo City në merkaton e janarit. Mbrojtësi 24-vjeçar ka firmosur sot kontratën me klubin, në praninë e drejtorit sportiv Haris Fakiç.

Çuni vjen nga Gjermania për t’u bërë pjesë e 18 herë kampionëve të vendit. Futbollisti shtatlartë ka luajtur së fundi me Eintraht Karlsfeld, ndërsa me Dinamo City ka firmosur për 1.5 vjet, me opsion rinovimi.

Presidenti Adrian Bardhi dhe drejtuesit e tjerë të klubit po punojnë fort gjatë kësaj periudhe për të forcuar skuadrën. Përpara Çunit janë bërë pjesë e skuadrës sonë edhe tre lojtarë të tjerë: Jorgo Meksi, Mory Bamba dhe Stivian Janku.

Merkatoja mbetet e hapur dhe ditët në vijim priten të tjera afrime. Klubi synon të përforcojë edhe mesfushën e sulmit deri në mbylljen zyrtare të merkatos.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *