Ndeshja me Skënderbeun, e programuar për t’u luajtur sot në qytetin e Korçës, është shtyrë nga sektori i garave në FSHF. Shkak është situata e rënduar atmosferike në qytetin juglindor.
Tani pritet të mësohet data që do të caktojë FSHF për zhvillimin e kësaj ndeshjeje. Skuadra kthehet sot në kryeqytet dhe tashmë vëmendja kalon të ndeshja e Kupës së Shqipërisë me Laçin.