May 20, 2024

Mbyllet në barazim me Laçin

By Dinamo City Apr28,2024

Ka përfunduar në barazim 0-0 ndeshja që Dinamo City luajti ndaj Laçit në stadimin “Elbasan Arena”, e vlefshme për javën e 33-të të kampionatit.

Skuadra jonë ngjitet në vend të 4-t për momentin, në kuotën e 47 pikëve.

Pavarësisht rasteve të krijuara në pjesën e dytë, Dinamo City nuk mundi të finalizonte saktë për të marrë 3 pikët, që do të konsolidonin pozitat e saj në renditje, kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga fundi.

Trajneri Dritan Mehmeti aktivizoi këtë formacion në këtë ndeshje: Sali, Marku, Hoxha, Behiratçe, Lorran, Smaçi (Karamba), Qefalija (Tusha), Denison, Zabërgja (Mija), Vila, Kaçorri.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *