May 20, 2024

Mehmeti flet para Vllaznisë

By Dinamo City May3,2024

Para ndeshjes me Vllazninë, që Dinamo City do të luajë të shtunën, në orën 16:00, në Shkodër, ka folur trajneri Dritan Mehmeti. Mes të tjerash ai theksoi:

“Vllaznia është me meritë aty ku është. Ka marrë rezultate shumë të mira dhe do të bëjë maksimumin për të ruajtur atë pozicion që ka. Ndryshimi i trajnerit ndoshta bën që lojtarët të kenë një impuls tjetër dhe është ndeshje e vështirë, aq më tepër duke pasur parasysh që Vllaznia ka edhe elementë shumë të mirë.

Javën e fundit ka marrë fitore me skuadrën kryesuese. Në Shkodër ka edhe entuziazmin e tifozëve, por jemi përgatitur për këtë ndeshje. Do të jemi të kujdesshëm. Në ndeshjen e fundit me këtë kundërshtar Dinamo ka dominuar, por nuk mori pikë.

Skuadra duhet të jetë sa më e qetë, sepse nxitohemi shumë. Kemi mungesën e Tahirit dhe një pikëpyetje për Kaçorrin, por besoj se do ta kemi. Ne i kemi të shpërndarë golat, kemi shënuar edhe me uingerat dhe me mbrojtësit. Do të bëjmë maksimumin që të shënojmë dhe në Shkodër.

Vendi i 4-t? E kemi vetë në dorë. Kemi besim, që vjen nga loja e mirë. I kuptoj lojtarët, që nga dëshira e madhe marrin presion për të shkuar te fitorja. Duhet qetësi për të shfrytëzuar ato raste që na jepen.

Tolerim nga të tjerët? Nuk e mendoj fare, sepse të gjitha skuadrat kanë nevojë për pikë. Nuk ka interes asnjë skuadër të tolerojë. Duhet ta heqim si shprehje, pasi ne si klub nuk e kemi. Besojmë te forcat tona dhe shpresojmë që të bëjmë më të mirën ndaj Vllaznisë”.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *