May 20, 2024

Humbje në sekondën e fundit në Shkodër

By Dinamo City May5,2024

Dinamo City ka humbur 1-0 në Shkodër, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të kampionatit. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 3-të shtesë, duke i hequr skuadrës sonë mundësinë e marrjes së një pike.

Dinamo City ishte pa fat në këtë ndeshje, ku krijoi disa mundësi të mira për shënim dhe goditi shtyllën e traversën me Qefalinë.

Trajneri Dritan Mehmeti aktivizoi këtë formacion: Sali, Marku, Hoxha, Behiatçe, Lorran, Smaçi, Gudiabi, Qefalija, Vila (Kaçorri), Zabërgja, Denison.

Pas javës së 34-t mbajmë vendin e 4-t, me 47 pikë. Ndeshja e radhës është ajo me Egnatian kryesuese.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *