November 22, 2024

Bruno Dita kthehet në bazë

Bruno Dita është përforcimi i parë zyrtar për Dinamo City. Futbollisti i dalë nga shkolla dinamovite ka nënshkruar kontratën dhe është prezantuar nga presidenti Adrian Bardhi në ambientet e kompleksit sportive në Arbanë.

Mesfushori 31-vjeçar kthehet kështu pas 12 vitesh te Dinamo City, pas eksperiencave që ka pasur te Besa, Teuta, Skënderbeu dhe së fundi te Shkëndija e Tetovës.

Dita pritet të ndihmojë skuadrën tonë me eksperiencën e tij të gjatë, duke forcuar mesfushën, por ai luan edhe si mbrojtës qendre. Kjo është lëvizja e parë zyrtare në merkato, ndërkohë që pjesë e Dinamo City është edhe sulmuesi Peter Mandela.

Në vazhdim do të ketë të tjera surpriza të bukura në merkato për tifozët dinamovitë.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *