July 18, 2024

Teqja dhe Qardaku vishen blu

By Dinamo City Jul2,2024

Portieri Aldo Teqja dhe sulmuesi Eridon Qardaku janë dy lojtarët më të rinj të FC Dinamo City. Ata kanë nënshkruar me klubin dhe janë pjesë e skuadrës që në ditën e parë të stërvitjes.

Teqja, 29 vjeç, vjen pas eksperiencave që ka pasur me Skënderbeun, Partizanin, Bylisin dhe Flamurtarin. Qardaku, i cili luan në të dy krahët e sulmit, ka luajtur për Bylisin dhe Vorën. Me këto dy përforcime rritet konkurrenca për portën dhe sulmin blu.

Teqja ka firmosur një kontratë dyvjeçare, kurse Qardaku 2+1. Më parë me skuadrën tonë është bashkuar edhe Bruno Dita, ndërkohë që është arritur akordi me sulmuesin Mandela dhe priten të tjera lëvizje në merkato.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *