September 16, 2024

Dinamo City mposh Rexhanën

Dinamo City prej më shumë se një jave ndodhet në Itali, ku po zhvillon fazën përgatitore. Skuadra jonë ka luajtur dy ndeshje miqësore në Rexho Emilia, ku veçohet ajo e së shtunës kundër Rexhanës.

Kundër një kundërshtari të Serisë B, Dinamo City fitoi 0-1, falë golit të Qardakut në pjesën e dytë. Trajneri Mehmeti aktivizoi nga minuta e parë këtë formacion: Sali, Meksi, Hoxha, Muzek, Lorran, Qefalija, Dita, Karamba, Vila, Zabërgja dhe Qardaku. U aktivizuan në pjesën e dytë të gjithë lojtarët e gatshëm.

Ndeshjen e ndoqi nga afër edhe presidenti Adrian Bardhi, i cili mbeti i kënaqur nga paraqitja e skuadrës në fushë. Një ditë pas ndeshjes ai takoi sërish grupin e futbollistëve, duke i inkurajuar në prag të sezonit të ri.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *