November 21, 2024

Barazim në frymën e fundit në derbi

Është mbyllur në barazim 2-2 derbi me Partizanin, ku në stolin e skuadrës tonë ka debutuar trajneri Ilir Daja. Dinamo City ka zhvilluar një lojë premtuese në këtë sfidë të rëndësishme.

Mandela zhbllokoi rezultatin që në minutat e para, ndërsa Vila barazoi në kohën shtesë. Mungonin për shkak dëmtimi Qefalija, Nani dhe Qardaku, si dhe Gudiabi për shkak kartonësh.

Me fanellën e skuadrës tonë kanë debutuar në këtë ndeshje dy nga lojtarët e ardhur së fundi, Naser Aliji dhe Ardit Toli.

Trajneri Ilir Daja e nisi me këtë formacion: Sali, Meksi, Hoxha, Muzek, Lorran, Dita, Karamba, Zabërgja, Vila, Bregu, Mandela. Në pjesën e dytë u aktivizuan Aliji, Toli dhe Maliqi.
Forca Dinamo!

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *