Klubi FC Dinamo City, nën kujdesin e presidentit Adrian Bardhi, ka organizuar mbrëmjen e së premtes festën e fundvitit. Në ambientet e “Villa Pascucci”, kampionët e dimrit kanë kaluar disa orë të gëzueshme, mes muzikës, valleve, batutave dhe dhuratave të rastit.
Përveç skuadrës, drejtuesve të saj dhe gjithë atyre që punojnë për Dinamo City, kishte edhe të ftuar specialë, si emra të shquar të “Nëndetëses” ndër vite, me në krye Sulejman Demollarin, si dhe përfaqësues të medias. Si kryesues të Superiores, kjo festë ka shijuar më shumë.