Ka përfunduar me rezultatin 0-0 ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë mes Dinamo City dhe Vllaznisë. Një rezultat premtues ky për skuadrën tonë.
Në stadiumin “Loro Boriçi” trajneri Ilir Daja aktivizoi këtë formacion: Teqja, Meksi, Hoxha, Rufati, Aliji, Jonuzi, Qefalija (Qardaku), Karamba (Gudiabi), Vila (Mandela), Nani, Zabërgja.
Ndeshja e kthimit me Vllazninë do të luhet pas tri javësh dhe synimi i Dinamo City është kualifikimi në finale, ku do të ndeshej me fituesin e çiftit Egnatia-Partizani.
Tani fokusi është te ndeshja e radhës në kampionat me Teutën, që do të luhet ditën e diel, në stadiumin “Elbasan Arena”.