June 9, 2026

Kupa e Shqipërisë mbetet blu, tani janë 15!

Për herë të 15-të në histori, dinamovitët kanë ngritur lart trofeun e Kupës së Shqipërisë. Një sukses i merituar për skuadrën tonë, që mundi në final Egnatian, me rezultatin 3-2.

Malomo, Bregu dhe Mustafa shënuan golat që sollën fitoren në stadiumin “Air Albania”, duke gëzuar tifozët blu, të cilët këtë herë ishin më të shumë në numër në shkallët e stadiumit.

Trajneri Ilir Daja e nisi ndeshjen me këtë formacion: Teqja, Ismaili, Dita, Aliji, Neziri, Qefalija, Qardaku, Nani, Malomo, Bregu dhe Guindo.

Që në pjesën e parë u aktivizua portieri Kiri, pasi Teqja pësoi një dëmtim serioz në fytyrë pas një goditjeje nga një lojtar kundërshtar dhe u detyrua të shkonte ne spital. Në pjesën e dytë u aktivizuan Lorran, Vila, Mustafa dhe Beqja.

Ky ishte trofeu i 3-të brenda një viti për skuadrën tonë: dy Kupa Shqipërie dhe një Superkupë. Presidenti Adrian Bardhi dhe kapiteni Bruno Dita ngritën lart trofeun e Kupës, pas marrjes së medaljeve.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *