August 14, 2026

Për të dytin sezon me rradhë Dinamo City arrin në fazën Play-Off të UEFA Europa Conference League pas një paraqitje mbreslënëse ndaj letonezëve të FK Auda. Skuadra jonë shënon 4 gola, nga dy për secilën pjesë dhe arrin të shkruajë historinë duke kaluar tre ture rradhazi në arenën europiane.

Eridon Qardaku hapi siparin e golave me një goditje fantastike nga jashtë zone në minutën e 36-të, duke kaluar në avantazh skuadrën tonë. Goli i dytë në fraksionin e parë të lojës vjen në minutën e fundit të pjesës së parë me autor Klevi Qefalijan.

Pjesa e dytë nis me ritëm dhe gjëjmë golin e tretë në minutën e 52-të me Malomon që finalizon në mënyrë perfekte një aksion fantastik. Goli i katërt që vulosi rezultatin përfundimtar erdhi në minutën e 78-të me Fadairo. Nuk ka më gola dhe gjithçka mbyllet 4 me 0 për skuadrën tonë që shënon një tjetër arritje fantastike në këtë rrugëtim europian.

Trajneri Ilir Daja aktivizoi nga minuta e parë këta lojtarë: Teqja, Ismaili, Dita, Aliji, Loran, Qefalija, Qardaku, Vila, Malomo, Ruben Silva dhe Berisha. Erjon Hoxhallari u aktivizua në pjesën e parë në vend të Loran të dëmtuar ndërkohë që në pjesën e dytë luajtën dhe Ruçi, Fadairo, Manellari dhe Farruku.

Fokusi tani është i gjithi te faza Play-Off. Skuadra jonë do të ketë përballë qipriotët e FC Pafos. Ndeshja e parë do të zhvillohet ditën e enjte, 20 gusht 2026, në orën 21:00, në Elbasan Arena.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *